Mosdekretimi i Lleshit/ Gazetari i njohur: Një akt për tu vlerësuar i Metës, ai e ka parë si ...

Mosdekretimi i Lleshit/ Gazetari i njohur: Një akt për tu vlerësuar i Metës, ai e ka parë si ...

20:32, 05/11/2018
A+ Aa A-

Gazetari Alfred lela, ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar Sandër lleshin, për postin e ministrit të Brendshëm.

Gjatë intervistës së tij në ‘Fax news’, Lela ka deklaruar se vendimi i Metës duhet vlerësuar pasi pas dy ministrave të dorëhequr, (Tahiri dhe Xhafa) problemi në vendin tonë me rendin dhe sigurinë nuk ka të bëjë shumë me ministrat, por është një problem politik.

“Presidenti mendoj se nuk ka qenë i njërës palë apo tjetrës por akti është i një vlere të lartë. Sipas  interpretimit tim. Në interpretimin tim Meta e ka parë rënien e dy ministrave dhe kërkesën për ta zëvendësuar me një ministër të ri më shumë si një manovër politike se sa përpjekje për të zgjidhur problemin sigurisë, rendi, kontrollin e territorit, probleme që ekzistojnë në vendin tonë. Po të donim të gjenim një krahasim, është vendimi i presidentit italian, është i të njejtës vlerë. Mattarela vendosi se nuk bën për ministër ai që iu propozua se ai ishte shprehur si euroskeptik dhe kishte frikë se Italia do të dëmtohej, ishte një interpretim filozofik vendimi i tij, pra edhe zoti Meta ka parë të njëjtën gjë, është ndalur tek ajo që shkon përtej llogarive të ditës, ka dashur ta shohë këtë vendim për dekretimin e ministrit, më shumë se thjeshtë emërim apo dekretimin e një ministri, por si një problem politik”, tha Alfred Lela.

Sa i përket reagimit të Ramës, Lela tha se kryesocialisti e ka marrë mandatin për të qeverisur dhe jo për të dalë ndesh ligjeve.

 “Kryeministri është votuat për filozofinë e tij të qeverisjes, e ka mandatin, por në të njëjtën kohë nuk themi dot që e ka mandatin për të rënë ndesh edhe me ca ligjësi të tjera”, shtoi ai.

Sa i përket dorëheqjes së Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm, Lela deklaroi se ka shumë pak informacion për të folur me siguri mbi shkaqet e dorëheqjes por nga ajo që duket, sipas tij është e qartë që ka patur një krisje të madhe.

“Shfaqja krah Veliajt menjëherë pas dorëheqjes, ulja në vendin e fundit në Paralamet si zoti Tahiri, e tjerë, këto tregojnë aty ka pasur një krisje. Nuk ishte ky rasti që zoti Xhafaj do duhet ta jepte dorëheqjen se mirë keq, diçka lëvizi në Polici. E dha një shkëndijë, kur ishte në një rast mosdorëheqje ai iku, ndërsa kur plasi skandali, përgjimi zoti Xhafaj nuk u dorëhoq , kjo na bën të mendojmë që ka patur një krisje, një mosmarrëveshje, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne lexojmë ato që thuhen më pas”, deklaroi ndër të tjerë Alfred Lela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco