Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Fjala e fundit e ministrit Xhafa/ Po iki duke luftuar të fortët që ishin me shtetin

Fjala e fundit e ministrit Xhafa/ Po iki duke luftuar të fortët që ishin me shtetin

20:17, 05/11/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbajtur fjalën e fundit para drejtuesve të policisë dhe bashkëpunëtorëve të tij, para se të largohet përfundimisht nga ky institucion.

Ajo që ra në sy ishte sulmi që ai i bëri paraardhësit të tij dhe qeverisë, duke thënë se gjatë kohës që ai ka qenë në krye të ministrisë së Brendshme janë arrestuar kriminelë dhe goditur grupe kriminale të cilët kishin lidhje shtetërore.

 “Qytetarët e kanë parë që dita-ditës, bota e krimit dhe shteti, gjithnjë e më shumë, po gjenden në anë të kundërt të barrikadës. Ky është një fakt shumë i qartë tashmë. Njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, kanë parë me simpati të madhe çfarë Policia e Shtetit ka bërë në këto muajt e fundit. Ata anëtarë të botës së krimit që deri dje ndiheshin si zot shtëpie në rrugët e qyteteve tona dhe sfidonin hapur shtetin në jo pak raste, sot kanë kuptuar se ka marrë fund koha kur ata mundet ta sfidonin atë, apo më keq akoma të ishin në ndonjë rast në një anë me përfaqësues të shtetit.”-tha Xhafaj.

Arsyeja e vërtetë e largimit të Xhafës, besohet se është pas përplasjeve të forta që pati me kryeministrin Rama, pas arrestimeve të bëra pak javë më parë, ku më pas dolën në pah edhe emra deputetësh e kryebashkiakësh të mazhorancës.

Si pasojë e aksionit të para dy javëve u vunë në pranga dy ish-deputetë socialistë, di dhe dolën përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush dako, i cili bënte pazare me kriminelë për të marrë vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anko06/11/2018 06:17

Koha tregon gjithshka. Zoti i di te gjitha.

Shto koment

Denonco