Xhafaj lë amanetet, por jo në restorant: Unë në ministri ‘shtetar serioz’ dhe ‘histori suksesi’, por ja ‘kush ma futi’

Xhafaj lë amanetet, por jo në restorant: Unë në ministri ‘shtetar serioz’ dhe ‘histori suksesi’, por ja ‘kush ma futi’

19:09, 05/11/2018
A+ Aa A-

Fatmir Xhafaj, ‘është përcjellë” sot me vartësit e tij në ministri dhe Polici. Ndryshe nga pararendësi i tij, Saimir Tahiri, i cili takimin “e përcjelljes” e bëri në një lokal, Xhafaj ka zgjedhur një takim në ministri, kur për rreth 30 minuta fjalim, renditi “historitë e suksesit” të ministrisë së drejtuar prej tij, duke e etiketuar veten një “shtetar serioz”.

Xhafaj zbuloi edhe kush “ia futi”, aq sa ai u detyrua të largohej nga drejtimi i ministrisë së Brendshme, nëpërmjet një fjalimi 30 minutash.

 “Vendimi për largimin tim, erdhi në kohën e duhur dhe nuk ishte i imponuar. Po largohem duke i përmbushur objektivat me shumë sakrifica edhe familjare. Po largohem pas sulmeve të opozitës. Mund të thuheshin ndryshe gjërat ndaj meje. Ka shumë mënyra për ta thënë ato. Sulmet e opozitës ndaj meje edhe pjesë e interesave të botës së krimit. Ai ishte një montazh komplet kriminal në audio përgjimin, ku u përfshinë segmente të agjensive ligjzbatuese vendase. Përballë këtij realiteti unë kam qenë një shtetar serioz”, u shpreh midis të tjerave Xhafaj.

Fatmir Xhafaj hoqi dorë nga posti i ministrit më 27 tetor, ndërsa lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Fatmir Xhafaj u emërua në detyrën e Ministrit të Brendshëm në mars 2017, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i akuzuar nga opozita për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve. Në maj 2017, pas paktit të 17 majit Rama-Basha në vend të Xhafajt u emërua ministri teknik Dritan Demiraj, por pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Xhafaj u rikthye në kabinetin “Rama 2”. . SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Matranga05/11/2018 19:27

Arsye per te dhene doreheqeje RAMA se shpejti, Ky eshte turpi i demokracise se RRRammes. Ne cdo vend demokratik do kishte reagim popullor.

Shto koment

Denonco