Vrasja e Kaçifasit, Dule letër Metës: Ndërhyni të dorëzohet trupi

Vrasja e Kaçifasit, Dule letër Metës: Ndërhyni të dorëzohet trupi

16:04, 05/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka kërkuar ndihmën e Presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e Kostandinos Kaçifas, trupi i të cilit ndodhet ende në morg.

Dule me anë të një letre i kërkon Presidentit Meta për të ndërhyrë dhe për të trajtuar me prioritet kthimin e trupit të të vrarit tek familja.

Njoftimi i PBDNJ-së:

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Greku nga Anadolli05/11/2018 17:40

O Dule mos na çaj rroçken shume, ai eshte ne dore te institucineve shqipetare dhe do ti kthehet patjeter familjes per ta varrosur. Po me dhjetra dhe me qindra bij nenash shqipetare qe te masakruar nga policia dhe ushtria greke, nuk ju gjenden kockat ku i kane e ku si kane dhe nuk kane familjaret e tyre nje varr ku ti qajne. Eshte shume e rendesishme per tu thene, te gjithe ata nuk kishin nje arme ne dore per te qelluar policine greke. Prandaj o Dule ziu mos na çaj derrasat fort!

kot05/11/2018 16:23

..O Dule....mos i hidh benzine zjarrit.....familjaret e viktimes kane kerkuar autopsine...kur te mbaroje, le ta marrin trupin!!!

Shto koment

Denonco