Rrëzimi i Sandër Lleshit, reagon PD: Ja pse këmbëngul Rama...

Rrëzimi i Sandër Lleshit, reagon PD: Ja pse këmbëngul Rama...

14:59, 05/11/2018
A+ Aa A-

Partia Dermokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate të mesditën e sotme ndaj kembënguljes e së Edi Rames për të emëruar në detyren e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshin.

'Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim', thuhet në reagimin e PD.

Ja deklarata e Plotë e Partisë Demokratike

Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.

Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco