Protesta te unaza e re, thirrja e Berishës: Ndal veprës kriminale të narkoqeverisë!

Protesta te unaza e re, thirrja e Berishës: Ndal veprës kriminale të narkoqeverisë!

14:30, 05/11/2018
A+ Aa A-

“Ndal veprës kriminale të rrafshimit të 320 ndërtesave nga narkoqeveria e Kallam Dështakut!”

Këtë thirrje ka lëshuar sot në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po përkrah fuqimisht protestën e qytetarëve që jetojnë e punojnë në Unazën e Re në Tiranë, kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve të tyre.

“Iu bëj thirrje qytetarëve, - shkruan Berisha, -  të solidarizohen me burrat, gratë, fëmijët, të rinjtë që po mbrojnë me heroizëm, votrat e tyre familjare dhe bizneset e kafshatës së tyre të gojës!”

Mbi 300 godina banimi dhe biznese në të dy krahët e rrugës tek Unaza e Re, nga mbikalimi deri tek sheshi Shqiponja do të shemben. 

Qytetarët janë njoftuar vetëm tre ditë më parë për projektin dhe kanë dalë në protestë për mungesën e transparencës me të cilën po veprohet si lidhur me kompensimin e tyre, ashtu dhe me devijimin e projektit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco