Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Përse ndryshoi mendje Rama/ Dje e konsideroi konstruktiv, sot njoftoi sulmin ndaj Metës

Përse ndryshoi mendje Rama/ Dje e konsideroi konstruktiv, sot njoftoi sulmin ndaj Metës

13:02, 05/11/2018
A+ Aa A-

Për 90 minuta dje Edi Rama qëndroi në zyrën e Ilir Metës për të diskutuar për rrëzimin e Sandër LLeshit si ministër i Brendshëm.

Pas këtij takimi, vetë zyra për shtyp e Edi Ramës njoftoi se ‘takimi ishte konstruktiv dhe do të vazhdohet me takime të tilla’.

Por ku nuk kanë kaluar as 24 orë nga kjo deklaratë e zyrës së shtypit të Ramës, ky i fundit ka ndërruar mendje për atë që tha dje.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së Edi Rama ka nisur vetë i pari sulmin duke shkelur po vetë porosinë  që kishte dhënë për të mos folur kundër Presidentit Ilir Meta.

‘Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit, i cili ka Top cosmic- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO. Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës’, mësohet të ka deklaruar Edi Rama sot në grupin e PS.

Duke thënë se nesër Rama do të nisë betejën ndaj Presidentit Ilir Meta, lindin dyshime për atë që është biseduar dje.

Çfarë pazari të Edi Ramës nuk ka pranuar një ditë më parë Ilir Meta?

Pse Edi Rama ndërroi mendje brenda 24 orësh në lidhje me atë që vetë kishte thënë, që të mos kishte reagime ndaj Presidentit?

Kjo pritet të mësohet në ditët në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fakte05/11/2018 13:39

Sepse Meta nuk do ti ngelet faji dhe turpi i nenshkrimit te marrveshjes se Detit me Greqine. Me siguri kete ja ka bere te ditur dje vet Meta, qe me mua president nuk kalon marrveshja e detit, prandaj e vetmja mundesi ta kalosh eshte te me shkarkoni nepermjet parlamentit dhe keshtu me beni nder. Pegnesa e fundit e rilindasve te kapur nga greku ngelet Meta, pasi per kete arsye u shbe gjykata e larte dhe ajo kushtetuese, sikurse dhe akademia e shkencave. Asgje nuk eshte e rastesishme dhe ti çojne ne endrat dhe interesat shoviniste greke, nese merret parasysh dhe rasti i fundit ne Bularat

Shto koment

Denonco