Zbardhet takimi Meta-Ruçi, ja për çfarë u bisedua

Zbardhet takimi Meta-Ruçi, ja për çfarë u bisedua

12:49, 05/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Siç njofton zyra e shtypit, Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp05/11/2018 13:04

Te shpresojme qe vendin e KLSH, nuk do ja besojne nje personi te "rekomanduar" nga "keshilli oligarkik"dhe as te rekomanduar nga Beogradi apo Athina.

Shto koment

Denonco