Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkitë

Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkitë

12:29, 05/11/2018
A+ Aa A-

Të dielën e fundit të muajit qershor 2019 shqiptarët do të dalin e të votojnë për kryebashkiakët e rinj.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 30 qershor 2019 si ditë zgjedhjesh.

Caktimi i kësaj date ka ardhur pas konsultimeve të presidentit Ilir Meta me krerët e grupeve parlamentare.

Data e zgjedhjeve dekretohet zakonisht 6 muaj para përfundimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë.

Dekreti i plotë i presidentit Ilir Meta:

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘gj’ dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar,

Dekretoj

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928

Tiranë, më 05.11.2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco