Ka ardhur koha që kur flet, të kërkojnë hesap pse flet!

Ka ardhur koha që kur flet, të kërkojnë hesap pse flet!

10:55, 05/11/2018
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Rivendosja e sistemit demokratik. Kjo është (krye) detyra për t’u kryer. Shqiptarët duhet të ndjehen zot në vendin e tyre.

Ata duhet të marrin pjesë në qeverisjen e vendit. Duhet ta bëjnë këtë gjë jo me platforma digjitale propagandistike, as duke marrë pjesë si spektatorë në shfaqjet politike të Kryeministrit të radhës.

Pjesmarrja në vendimmarrjen e pushtetit është thelbi i problemit. Kur qytetari e shef politikën si shfaqje në skenë nuk ka shpresë!

Nuk ka shpresë sepse personazhet politikë bëjnë herë rolin pozitiv e herë negativ. Ndërkohë biletën e paguan publiku. Një biletë të shtrenjtë sa më ska!

Aktorët politikë ngjiten në atë skenë me paratë dhe me votat e publikut, por vetëm publikut nuk i shërbëjnë dot, nëse ky i fundit nuk merr pjesë aktive në shfaqje. Aq më keq nëse paguan biletën dhe ikën fare nga shfaqja...

Garancitë kushtetuese e ligjore për respekt të lirive e të drejtave themelore marrin goditje të njëpasnjëshme. Situata shkon në absurd.

Sot bie fjala, nuk diskutohen më liritë dhe të drejtat mbi pronën, ekonominë dhe dinjitetin. Nuk ju bie radha atyre sepse në plan të parë kanë dalë
liritë dhe të drejtat themelore të personit.

Paprekshmëria e personit, jetës e shëndetit të tij, liria dhe dinjiteti e madje edhe mendimi e fjala e lire kanë marrë goditje të rëndë. Ndoshta më të rëndën e kohës post komuniste!

Ka ardhë koha që kur flet të kërkojnë hesap pse flet!

Kjo situatë nuk erdhi menjëherë, por dalngadalë, nga pak e përditë. Ndërkohë që të gjithë rrinim e shihnim politikën si shfaqje politikanësh dhe jo si produkt demokratik!

Ndaj çështja është si tja bëjmë vendosim sistemin demokokratik, pra pjesmarrjen e njerëzve në vendimmarrje.

Pa dyshim që ka shumë gjëra për të bërë, por më kryesoret mua më duket se janë:

1. Vendosja e zgjedhjeve, jo thjesht votimeve, në themel të demokracisë. populli duhet të zgjedhë, jo të votojë. Pra duhet të ketë alternativa, garë, konkurrencë, jo alenanca partish apo më keq akoma aleanca me të fortë e parellinj. 
Reforma e sistemit zgjedhor mbetet thelbi i reformës.

2. Popullit duhet ti jepet realisht e drejta për referendum. Referendumet duhet të jenë me ligj mjete jo politike. Pra partitë ta kenë të ndaluar pjesmarrjen në referendume.

Shpeshtësia e zgjedhjeve është zgjidhja e krizës së përfaqësimit me parti! Populli duhet të vendosë për çdo gjë!

3. Partive politike duhet t'i nështrohen një ligji shumë të rreptë financiar. Njëkohësisht duhen detyruar të respektojnë rregullat bazë të demokracisë.

4. Do na duhet një Kushtetutë e re e
cila vendos pushtetet në ballancë. Ç'ballancimi i pushteteve sot buron nga ndërhyrjet e papjekura në Kushtetutë. Ndaj duhet vendosur ballanca kushtetuese, krahas vendosjes së Gjykatave mbi çdo pushtet tjetër.

5. Çdo ligj, nen apo paragraf që kërcënon apo godet liritë Kushtetuese duhet hequr nga inventari i ligjeve. kufizimet mund ti vendosë vetëm gjykata në varësi të provave, por jo pushteti politik.

6. Qeveritë duhet detyruar me ligj që vendimet më të rëndësishme ti prezantojnë dhe ti debatojnë me publikun. Jo ti konsultojnë , sa me
thënë "m'ka çu nana me la gojën", por të marrë realisht mendimin e publikut, si për buxhetin ashtu edhe për ndërhyrjet në territor dhe mjedis.

Natyrisht këto nuk janë masat e vetme. por kryesoret të cilat kërkojnë plane të detajuara veprimi dhe ndërhyrje.

Qëllimi është të kthejmë njerëzit jo në konsumatorë të shfaqeve politike, por t'i bëjmë ata pjesmarrës.

Make Albania Home Aganin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti05/11/2018 13:32

Zoti Manjani keni respektin maksimal timin me qendrin intelektual e patriotik qe keni mbajtur sidomos koheve te fundit ju lutem tani intelektualeve njerezve me te mencur te kombit te marrin fatet e vendit ne dore gjeni mekanizmin per te zgjuar kete popull mbase na kane hedhur dicka ne uje ushqime ku ta dim ne qe populli eshte gjunjezuar ate qe as serbi sju ka bo shqiptareve po ja ben kjo klase politike mafioze kombit ju lutem mbase ka ardhur koha nsq e mban mend me patjeter qe e mban filmin Hakmarrje per drejtsi ka ardhur koha qe skenari i ketij filmi te behet realitet ne shqiperi e kete se ben populli vetem duhen koka ta orientojne ate ka ardhur koha ta mendoni si nje opsion te mundeshem shqipria po zhbehet e para se te na zhdukin ato ti zhdukim ne nga faqja e dheut kete fare te keqe.

Shto koment

Denonco