Terror e presione në Unazë të Re, Ministria e Transporteve e policia

Terror e presione në Unazë të Re, Ministria e Transporteve e policia

19:43, 04/11/2018
A+ Aa A-

Qytetarët e Tiranës të cilët banojnë në Unazën e re, prej disa ditësh janë duke protestuar që të mos lejojnë prishjen e shtëpive të tyre dhe bizneseve, të cilat Rama kërkon t’ua marrë për t’ua dhënë oligarkëve.

Në redaksinë e Syri.net, një qytetar denoncon dhunën dhe presionin policor që po u bëhet nga ana e policisë. Qytetari thekson se forcat policore kanë shoqëruar shumë persona në komisariat, dhe këtë e bëjnë duke i seleksionuar.

Sipas denoncuesit pavarësisht se në protestë marrin pjesë të majtë e të djathtë bashkë për të mbrojtur policia, ata që shoqërohen në komisarit janë vetëm të djathtët.

Ja denoncimi i qytetarit në Syri.net:

Sot u bene 3 dite qe te bashkuar te gjithe burra , gra si dhe femije qe te gjithe bashke banoret e Unazes se Re protestojne per prishjen e bizneseve dhe shtepive pergjate Unazes se Re  . Oligarket ne bashkepunim me Ministrin e transportit si dhe ARRSH po bejne terror ne bizneset dhe banesat ne Unazes e Re . Ato hyjne ne cdo biznesi dhe shtepi pa asnje shkrese zyrtare . Bertasin ulerasin dhe bejne persion qe ti lejne bizneset dhe shtepit e tyre . Ne proteste marrin pjese te djathte e te majte ! Por shoqerimi ne komisariat dhe persione te ndryshme behen vetem te djathteve . Duke pare arrogancen e kesaj qeverie ndaj problemeve qe kane banoret do na duhet mbeshtetja  juaj  . Faleminderit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco