Takimi Meta-Rama! Përgjuar pa dashje nga Iriqi

Takimi Meta-Rama! Përgjuar pa dashje nga Iriqi

18:18, 04/11/2018
A+ Aa A-

Rama:-Si ma dhive kështu,mor burrë?

Meta:-S’ke parë gjë akoma.

Rama:-Po unë të thashë që do emëroj Sandrin.

Meta:-Mendova për Sandër Frangajn.

Rama:-Pse kaq trap të dukem?

Meta:-Deri te viza e dytë je normal. Më pas më ngjet si personazh i Halloween.

Rama:-Sikur të bëhem vetë ministër i Brendshëm?

Meta:- Ke pesë vjet që ashtu je. Edhe Tahiri,edhe Xhafaj zv/ministra ishin.

Rama:- Po të bëj Taulantin e firmos?

Meta:-Hahahaha...Hahahaha

Rama:-Kuptova.Po në se emëroj Braçen?

Meta:-Nuk pranon Braçe. Se do Partizanin më shumë se postin.

Rama:-Mbetet të sjell emrin e Muçhit.

Meta:-Sikur atij nuk i rri kurba ngrehur. Do i ikin trafikantët nëpër shalë.

Rama:-S’di ku ta çoj tani gjeneral Lleshin.

Meta:-Vere te paradhoma jote,poshtë koshit të basketbollit. Le  të numërojë pikët e tua.

Rama:-Të pyes Merkelin për ndonjë emër.

Meta:-Mos.

Rama:-Pse?

Meta:-Do të thotë ik ti dhe ministër verë kë të duash.

Rama:-Po emëroj Majkon. Do e firmosësh?

Meta:-Menjëherë. Se ai qesh pa nisur drogën. Më pas do gajaset Evropa...

Rama:-Do shkruaj që takimi ynë ishte konstruktiv. Po ti?

Meta:-Të lexoj komunikatën tënde,pastaj do flas. Se ti pengohesh nëpër viza.

Rama:-Tung!

Meta:-Në tollumb!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco