FOTO-DENONCIMI/ Skandal! Nxënësit shqiptarë pinë raki dhe hanë mish brenda në shkollë

FOTO-DENONCIMI/ Skandal! Nxënësit shqiptarë pinë raki dhe hanë mish brenda në shkollë

17:09, 04/11/2018
A+ Aa A-

Arsimi shqiptar dhe shkollat në vend sa vijnë dhe po përkeqësohen edhe më shumë. Pavarësisht trumbetimeve të kryeministrit Rama dhe ministres së arsimit Lindita Nikolla, realiteti është krejt tjetër, pasi sot të rinjtë shqiptarë veç drogës, kanë filluar të hanë e të pinë pa e prishur qejfin në shkolla.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka denoncuar një superskandal që ndodh në shkollat tona. Ai ka postuar në Facebook një foto nga një shkollë në Skrapar, ku siç shihet nxënësit pinë raki dhe hanë mish të pjekur brenda ambienteve të shkollës.

Ja denoncimi Boçit:

SHKOLLA KU MISHI PIQET E ... MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!?????

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.

Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.

“Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave... e lejohet brenda”.

Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërasin!

E nuk janë të vetmet.

Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.

Rroftë Rilindja e ... hellit në Arsim!

Taulant Halili/ Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Pickua04/11/2018 20:59

    Hani pini dhe pastaj qini

    Shto koment

    Denonco