'Rënia e ministrit të tretë, dëshmi e krizës së thellë, lëvizja e ardhshme do të jetë largimi i Ramës'

'Rënia e ministrit të tretë, dëshmi e krizës së thellë, lëvizja e ardhshme do të jetë largimi i Ramës'

13:28, 04/11/2018
A+ Aa A-

“Lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve, është largimi i vetë Edi Ramës!”. Kjo ka qënë deklarata e kreut të opozitës Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët sot në Korçë, lidhur me mosdekretimin nga Presidenti të kandidatit Sandër Lleshi të propozuar nga kryeministri, si Ministër i ri i Brendshëm i vendit.

“Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama- tha Basha. - Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve, është largimi i vetë Edi Ramës.

Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale. Vendi është pa kryeministër, vendi është pa Gjykatë, vendi është pa Prokurori. Përgjegjësia për këtë është e organizatës kriminale të Rilindjes dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mi...05/11/2018 09:04

PS per veprimtarine,dhe shumica e anetareve te tyre me te shkuara e lidhje te forta kriminale familiare e shoqerore me ato me bashkepunim , te mos pranohet ne zjedhjet ,sduhet te njihet me si Force politike .Duhet larguar menjehere nga qeverisja aktuale me fakte dhe denoncime .me ndihmen e shipetareve demokrate dhe vendeve mike ne bote , te vendosin perpara drejtesise kokat e krimit . per nje shiperi te lire anetare e europes demokratike.

t04/11/2018 13:59

Sa te jesh ti ne krye te opozites nuk bie rama o soroist.Akoma nuk e ke kuptuar se as ty nuk te beson më populli opozitar,por largohu me vetedije se do te ikesh me dhune nga pd.Nuk je legjitim atje,prandaj çdo forme duhet perdor qe te largohesh qandej

Shto koment

Denonco