Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

350 zyrtarë i larguam nga politika, Rama gjeti rrugë të reja për t'i bërë bisht 'Dekriminalizimit'

350 zyrtarë i larguam nga politika, Rama gjeti rrugë të reja për t'i bërë bisht 'Dekriminalizimit'

11:16, 04/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në takimin e organizuar në Korçë me qytetarët që kishte në fokus pastrimin e politikës nga krimi. Basha tha se falë insistimit të opozitës, hyri në veprim Ligji i dekriminalizimit, që largoi nga politika, 350 zyrtarë, kryebashkiakë e deputetë, por Rama ka gjetur mënyra të tjera për t'i futur ata në politikë. Ndaj, bëhet i nevojshë, Vetingu i politikës.

Basha përmendi njerin pas tjetrit, grupet kriminale me t% cilat Rilindja ka bashkëpunuar në grabitjen e zgjedhjeve dhe theksoi se provat ekzistojnë në dosjet e prokurorisë, si në rastin e kryebashkiakut të Durrësit,  Vangjush Dakos dhe jo vetëm të tij.

Nga fjala e Bashës:

"Ju e dini se me shumë se gjysma e parave që janë investuar këtu në Korçë, kanë shkuar në xhepat e kontraktorëve, që janë përdorur thjesht për t’i zhvatur ëkto para dhe futur në xhepat e tyre dhe të politikanëve.

Është fakt se në pjesën tjetër të vendit nuk ka pasur asnjë investim domethënës, as rritje rrogash e pensionesh. Është fakt se nuk ka një investim të huaj të rëndësishëm në këto 5 vite.

Është fakt se në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, numri i bizneseve që mbyllin qepenat ka arritur shifrën dramatike prej 45 biznesesh në ditë. Pra, në kohën që ne jemi këtu në sallë derisa të dalim jashtë, 2-3 biznese i kanë mbyllur qepenat.

Është fakt se 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe dritave dhe 39% nuk e ngrohin dot shtëpinë.

Sot nuk jam këtu për të gërvishur këtë plagë, por për të prezantuar themelet e planit tonë për zgjidhjen e këtij problemi.

Sot jemi këtu për të prezantuar themelet e programit tonë për zgjidhjen e këtij problemi.

Ne kemi paraqitur tre platforma, që kanë lidhje me situatën e vendit dhe daljen nga kjo situatë dhe përbëjnë themelin e programit tonë politik: Ndarjen e politikës nga krimi – pastrimin e politikës nga politikanët e lidhur me kriminelët – dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për të çliruar ekonominë nga zgjedha e rëndë e oligarksië dhe korrupsionit qeveritar.

Shumica e shqiptarëve i kanë mbështetur këto propozime. Ndarjen e politikës nga krimi. Është e qartë tashmë edhe për faktorin ndërkombëtarse sa thellë i ka futur rrënjët krimi i organizuar në qeverisjen e vendit. Si Edi Rama i përdori bandat dhe brutalitetin e tyre për të marrë dhe mbajtur pushtetin.

Ne kemi denoncuar që vitin e parë të qeverisjes së tij, futjen e personave me rekorde kriminale, njerëz që nuk i lidhte asgjë me politikën dhe as me PS-në, por që u katapultuan si deputetë e kryebashkiakë drejtpdrejtë nga burgjet e Evropës ku vuanin dënime për vepra të tmerrshme kriminale, si trafiqe, vrasje, përdhunime e kështu me radhë.

Ne denoncuam si këta banditë, përdhunues dhe trafikantë, jo vetëm i promovoi në pushtet, por Edi Rama i mbrojti me thonj deri në çastin e fundit, bëri gjtihçka për të zvarritur për dy vite me radhë ligjin e dekriminalizimit, por vendosmëria jonë, e opozitës dhe e qytetarëve që na mbështetën bëri që ky ligj të vihej në zbatim dhe sot të kemi 350 zyrtarë, politikanë, deputetë dhe kryebashkiakë që ligji i dekriminalizimit i nxori nga zyrat dhe ua bëri të pamundur futjen e tyre përsëri në këto zyra.

Megjithatë, siç jemi të gjithë dëshmitarë, kjo është e pamjaftueshme, pasi marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar. Edi Rama ka gjetur mënyra të tjera për t’i bërë bisht, ligjit të dekriminalizimit. E ka kthyer krimin e organizuar në një partner të drejtpërdrejtë të politikanëve të karrierës.

Ne denoncuam lidhjen e Tahirit me Habilajt dhe shndërrimin e Ministrisë së Brendshme dhe kupolës së Policisë në një aksesor të mafies së drogës.

Sot është fakt se ai vazhdon të jetë nën hetim megjithë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojnë dhe gjysma e kupolës Policisë është nën hetim.

Ne denoncuam trafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm. E ish-ministrit të Brendshëm! E paimagjinueshme në një vend demokratik, e paprecedentë në Evripë, vëllai i ministrit të Brendshëm, një trafikant droge. Por falë qëndresës, betejës sonë, sot ai është i shkarkuar, i larguar me turp, i deligjitimuar nga detyra e tij, në fakt, që nuk e kreu asnjë ditë preokupimi i vetëm ishte si e si të mbulonte aferat e vëllait të tij, duke përdorur edhe ministrinë, edhe Policinë dhe sulmuar ata që denoncuan këtë aferë.

Përtej denoncimeve, përtej dhënies zë të zemërimit popullot, sot opozita, PD po paraqet rrugët e daljes nga kriza. Jo thjesht me slogane, por me platforma konkrete. Ne presim që këto platforma të jenë produkr jo vetëm i ekipit tonë në Shqipëri, por të pasurohet po ëkshtu duke i dhënë dimensionin e plotë të debatit me qytetarët. ndaj ju ftoj të ndiqni tre prezantime të shkurtra nga znj. Tabaku, z. Bylykbashi dhe z. Bardhi. " 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco