Basha, mesazh të rinjve: Droga dhe emigracioni janë zgjidhjet e Ramës, ja ç’do të bëjë PD

Basha, mesazh të rinjve: Droga dhe emigracioni janë zgjidhjet e Ramës, ja ç’do të bëjë PD

09:43, 04/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh të rinjve në gjithë vendin. Në një shënim në Fb, Basha shkruan se droga ose emigracioni është e vetmja zgjidhje që qeveria Rama i la rinisë këto vite, por qeveria e PD-së nuk do ta lejojë këtë. “Detyrë e parë e qeverisë së PD-së, - shkruan Basha - do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplouarit.”

 "Rinia po emigron masivisht, - shprehet Basha, -  sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë. Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund!

Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.

Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit.

Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes.

Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t04/11/2018 11:22

    ty te rren mendja se do behesh nje dite km.Pd do vije ne pushtet,se rotacioni eshte i domosdoshem,por jo me ty km

    Shto koment

    Denonco