Basha në Devoll: Rama u ka ofruar vetëm dy rrugë të rinjve, ose të ikin ose të merren me drogë

Basha në Devoll: Rama u ka ofruar vetëm dy rrugë të rinjve, ose të ikin ose të merren me drogë

16:27, 03/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë turit të tij në juglindje të vendit është ndalur dhe në Devoll, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj zone.

Në fjalën e tij Basha tha se kjo qeveri, është kundër qytetarëve të varfër dhe mbështet vetëm oligarkët.

Sipas tij e vetmja zgjidhje që Rama ju ka dhënë të rinjve është ose të merren me drogë ose të ikin.

‘Edi Rama u ka lënë vetëm një rrugë të rinjve shqiptarë, ose të merren me drogë ose të ikin, prandaj të rinjtë po largohen. Nëse do të vazhdohet kjo atëherë Shqipëria s’do të plaket dhe këtu nuk do të ngelë më askush përveç oligarkëve të Ramës’, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco