Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FOTO/ ‘Përshpirtje ndër varret e mohuara’ në Ish-Kampin e Përqendrimit të Tepelenës

FOTO/ ‘Përshpirtje ndër varret e mohuara’ në Ish-Kampin e Përqendrimit të Tepelenës

14:40, 03/11/2018
A+ Aa A-

Një ceremoni shpirtërore e veçantë u mbajt dje në ‘Ish-Kampin e Përqendrimit të Tepelenës’ ku 5 klerikë të të gjitha feve në Shqipëri bënë lutje për shpirtrat e qindra të vdekurve në këtë kamp.

Ky aktivitet i organizuar nga MEMO dhe Kujto.al u mbajt në sheshin e kampit ku qindra qiparisë janë mbjellë në përkujtim të 300 fëmijëve që humbën jetën nga kushtet ç’njerëzore.

Lutja e klerikëve u mbajt pranë një flamuri të madh kombëtar.

Nismës së pagëzuar si ‘Përshpirtje ndër varret e mohuara’ iu bashkuan me qindra qytetarë, njerëz të njohur të jetës publike, të mbijetuar dhe të rinj nga zona.

‘Ishte një ceremoni shpirtërore e cila tenton të verë një gur përkujtese. Nuk besoj se ka pasur një formë më të mirë dhe të bukur se sa një përshpirtje mes të gjithë përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe nën sfondin e një flamuri të madh shqiptar’, u shpreh aktorja e mirënjohur Ema Andrea, nga MEMO Albania.

‘Përshpirja ishte një ceremoni shpirtërore me 5 klerikë për t’u lutur dhe përkujtuar në veçanti për shpirtrat e 300 fëmijëve që humbën jetën në këtë kamp.

Kjo u bë për herë të parë dhe realizimi i lutjes nga të gjithë klerikët ishte një simbolikë e veçantë për familjarët dhe të mbijetuarit por edhe një mesazh për të gjithë shoqërinë që kemi ende shumë nevojë për të përkujtuar të kaluarën por edhe për të treguar më shumë rreth krimeve që kanë ndodhur’, tha Erald Kapri nga Fondacioni Kujto.al

Ngritja e Ish-kampit të Përqendrimit në Tepelenë ishte një nga aktet me brutale të diktaturës që shkaktoi tragjedi për mijëra familje shqiptarësh.

Rreth 300 fëmijë humbën jetën në këtë kamp nga kushtet e vështira dhe trajtimi çnjerëzor duke iu mohuar edhe mundësinë për të pasur një varr. MEMO dhe Kujto.al risollën në vëmendje të shoqërisë respektimin e traditës në nderim të tyre ndaj dhe çdo i pranishëm nderoi kujtimin e tyre duke mbajtur një qiri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    gramoz03/11/2018 19:29

    Shikoni ç'krime qe ka bere enver dylberi, dhe kujtohuni mire se kush na udheheq. Jane te gjith kelyshet e kuq pasardhes te enver vemjes. Edver pederi i biri atij qe firmosi varjen e poetit, gramoz ruçi ministri fundit i sigurimit famkeq, ditzi bushati i biri sekretarit te pare te partise komuniste ne Shkoder sul bushatit, fatzi xhafaj dhe spartak braho dy hetues kriminel te enver dylberit dhe po te vazhdoj me gjate duhet me shkrujt gjith naten per gjith keta qelbesira. Prandaj kujtoni dhe mendoni mir o njerez se kemi rene nga shiu ne bresher, duhen shporrur nje sahat e me pare pinjollet qenef te morrave te kuq!

    Shto koment

    Denonco