PD do kthejë subvencionet në bujqësi, të largojmë banditët nga qeveria

PD do kthejë subvencionet në bujqësi, të largojmë banditët nga qeveria

13:05, 03/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e e Devollit në Qarkun e Korçës:

Kreu i opozitës tha se fermerët janë përballë riskut që “të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi. Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur.”

Basha theksoi se PD, pas ardhjes në pushtet, synon të kthejë skemën e subvencioneve.

“Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Qe te ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika.” tha kreu demokrat

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

“Vit pas viti laku ka ardhur duke u ngushtuar në fytin e fermerëve shqiptarë. Dhe tani jemi përballë riskut që të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi.

Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur. Buxheti vit pas viti nuk ka ndryshuar për bujqësinë. As 1/3-ta e buxhetit qe jep Kosova. Prodhimet e fqinjëve të subvencionuar konkurojnë fermerët shqiptarë. Dy jane problemet: mungesa e fondeve, braktisja totale. PD synon rikthimin e skemës së subvencioneve Shteti duhet të ndihmojë jo vetëm pika grumbullimi por edhe pika përpunimi. 

Prodhimi të mos çohet jashtë por të përpunohet këtu. Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Qe te ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika. Të ndajme e të pastrojmë politikën nga krimi. Shitja e votës është një e keqe e madhe. Kjo e keqe në pushtet është edhe për shkak të atyre që e shesin votën. Shëndetësia është në mjerim.

Po arrijmë në nivele afrikane pasi edhe mjekët po e braktisin vendin. Vitin e ardhshëm janë parashikuar në buxhet 22 milion dollarë për inceneratorët e Arben Ahmetajt. 5 vjet që një grusht oligarkësh marrin miliona euro nga qeveria. 22 milion dollarë do mjaftonin të subvenciononin prodhimin e mollës për të gjithë Shqipërinë. 1/4 e buxhetit është dhënë për 20 veta me tendera e koncensione Këta 20 persona e çojnë gjobën tek kryeministri dhe ministrat. Kjo shumë do shërbente për pensionet e pagat dhe për të pasur një buxhet për subvensionet Zgjidhja është në dorën tuaj. Nëse e mbajme këtë klikë në pushtet nuk ka asnjë rritje rroge, pensione apo subvensione. Nese e ndalim do te sjellim zgjidhje, Kerkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj. Qe t’i japim fund kesaj gjendjeje. Pa i çmontuar këta ekonomia nuk do clirohet dhe parate do te vidhen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco