Gjata: Presidenti nuk është noter i kryeministrit, ja kur skadon afati …

Gjata: Presidenti nuk është noter i kryeministrit, ja kur skadon afati …

12:22, 03/11/2018
A+ Aa A-

Juristi i njohur Çlirim Gjata është shprehur se presidenti ka të drejtë të kthejë pas një propozim të kryeministrit dhe ai nuk mund të veprojë si noter i tij.

Zoti Gjata, në një intervistë për Faxnews, u pyet konkretisht rreth afateve kushtetuese lidhur me dekretimin ose jo nga Presidentit i Republikës për ministrin e propozuar nga Edi Rama, Sandër Lleshi.

Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm dhe prandaj presidenti po tregohet shumë i rezervuar”, u shpreh më tej Gjata i cili shtoi se ‘’Kushtetuta e ka të qartë se presidenti ka shtatë ditë kohë për emërimin e ministrave”.

Ja deklarimi i plotë i Çlirim Gjatës

‘’Kushtetuta e ka të qartë se presidenti ka shtatë ditë kohë për emërimin e ministrave. Problemi është se kur fillon shtatëditëshi, nëqoftë se propozimi i kryeministrit është dhënë të shtunën, numërimi nis të nesërmen, pra të dielën dhe mbaron sonte.

Po po të hyjmë thellë thellë te afatet, nëse dita e fundit i bie ditë pushimi, atëherë ajo nuk llogaritet. Pra afati i presidentit në mënyrë strikte përfundon të hënën në orën 12:00. Nuk e di sa eficente është që në nivele të larta të shtetit të përdoret kjo strategji, pasi shteti duhet të punojë dhe në ditët e pushimit. 

Në rastin e dekretit për Fatmir Xhafajn ai e pranoi menjëherë për shkak se sa kohë që është cilësuar si dorëheqje, nuk mund të mbajë në detyrë njeri me zor”, u shpreh Gjata në një lidhje telefonike për Fax News.

‘’Presidenti nuk mund të funksionojë si një noter i presidentit, i cili mund dhe ta kthejë një figurë për shkak se nuk përmbush disa kritere. Kryeministri vertet mund të bëjë propozime, po mbetet në diskresionin e presidentit që të mos e hedhë firmën për persona që i sheh me problem. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm dhe prandaj presidenti po tregohet shumë i rezervuar”, u shpreh më tej Gjata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco