Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Skandal, deputeti i PS bllokon rrugën që të zgjerojë lokalin

VIDEO/ Skandal, deputeti i PS bllokon rrugën që të zgjerojë lokalin

11:54, 03/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti socialist Sadri Abazi është bërë protagonist I një skandali të ri. Ai ka zënë rrugën e kalimit të qytetarëve vetëm për të zgjeruar hapësirën e lokalit të tij.

Fakti është denoncuar nga një qytetar I cili I ka dërguar edhe një video ish-Kryeministrit Berisha.

“Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj! Paguan Lal Plehun dhe pushton hapësirat…” shkruan ndër të tjera Berisha .

Ja postimi I plotë I ish-Kryeministrit

Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!

Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat.Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote.

Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret. Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit. 

Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco