Kryeministri në 3-këndëshin e Bermudeve dhe avoketërit pa atdhe

Kryeministri në 3-këndëshin e Bermudeve dhe avoketërit pa atdhe

11:29, 03/11/2018
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kryeministri me vetëdije dhe pa shpëtim është futur brenda 3-këndëshit fatal dhe vdekjeprurës të Bermudeve.

Trekëndëshi i Bermudeve: trafik i shfrenuar droge, krim i organizuar njësh me qeverisjen dhe pastrim gjigant i parave të pista, është trekëndëshi i vdekjes.

Duke orientuar qeverisjen vetëm mbi këtë trekëmbësh kryeministri përvetësoi miliarda, bleu pushtet, bleu media dhe u ndje përkohësisht i fuqishëm.

Por sa me thelle hyri brenda trekëmbëshit krijoi varësi kriminale dhe kalim te pushtetit te krimi,u detyrua ti siguroje mbrojtje krimit me instrumentet e pushtetit, duhet të vazhdojë pasurimin e tij me financat e shtetit duke u zhytur thellë e më thellë në humnerën vrastare pakthim të trekëndëshit të Bermudeve, ku siç dihet avionët, anijet e gjithçka hyn brenda tij përpihet dhe asgjësohet nga ky trekëndësh.

Zhytja në këtë trekëndësh duhet goditur pa mëshirë pasi një proces i tillë është shpëtim për vendin ose me mirë të themi Atdheun i cili zhbëhet përditë për shkak te tij.

Por këtu shfaqen avoketërit pa atdhe të kryeministrit.

Avoketërit e trekëndëshit që i shërbejnë atij, komandohen prej tij dhe paguhen po prej tij.

Duket sikur i shërbejnë kryeministrit, por në fakt i shërbejnë trekëndëshit pasi bëjnë pa u lodhur alibinë e trafikut të drogës, mbështesin kriminelët dhe jetojnë me paratë e pista ku ata ngjyejnë gishtin dhe në funksion të saj gatuan gjellën mediatike: ‘kështu ndodh kudo, këto ngjasin dhe jashtë, të gjithë këto probleme kanë, njerëzit jo politikë do ti shërojnë hallet e politikës, të gjithë punojnë keq vetëm kryeministri është në rrugën e duhur, kriminelët edhe kur kapen duhet të kenë të garantuara të drejta dhe liritë, ndërsa ndëshkimi për ta s'ka ndonjë rëndësi se banda ka në gjithë botën etj, etj.

Avoketërit natyrshëm pa atdhe, thjesht klientin e radhës kanë këtë kryeministër, i cili i përdor dhe përdoret prej tyre.

Trekëndëshi i Bermudeve të kryeministrit është qerthull pa kthim, avoketërit vetëm po i shërbejnë vdekjes së sigurtë duke ruajtur që ata të hidhen nga avioni një minutë më parë për të shpëtuar kokën dhe për të gjuajtur gjahun e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco