'Ja 6 arsyet që mjekët po ikin nga vendi, jemi në nivel me Afrikën Qëndrore'

'Ja 6 arsyet që mjekët po ikin nga vendi, jemi në nivel me Afrikën Qëndrore'

10:13, 03/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat dhe ish-ministri Tritan Shehu ka dhënë 6 arsyet që sipas tij, kanë sjellë largimin e mjekëve nga Shqipëria.

Shehu reagoi pas publikimit të një raporti ku thuhej se 78% e mjekëve duan të ikin nga Shqipëria.

Shehu shkruan se numri i mjekëve aktualisht është një mjek për 1000 banorë, në nivele si të Afrikës Qendrore. Për Shehun kjo rënie është e lidhur me plagët e thella që ka sistemi shëndetësor dhe jo thjesht me pagesat.

Ai thekson se në derë po troket kolapsi por që kjo të ndalohet, kërkohen ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin dhe jo “makiazhe”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Mjeket “specie ne zhdukje”, ne nje sistem shendetesor drejt kolapsit.
Se fundmi u publikua se numri i tyre arriti ne 1 mjek per 1000 banore, nivele Afrikano Qendrore keto.
Kjo renie nuk eshte e lidhur thjesht me pagesat, por me “plaget e thella” qe ka ky sistem, duke detyruar edhe 78% te ekzistuesve te pregatisin largimin nga vendi:

1-Sistemi yne shendetesor renditet i fundit ne Europe per "kujdesin ndaj pacientit" me nje varferi ekstreme ne financim e pak elemente sociale, koncentrim te sherbimeve ne pak qendra, numer shtreterish (2,2 per 1000 banore), specialitetesh (reth 200), disa here me ulet se mezataret europiane etj.
2-Nuk artikulohet asnje strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndermarje”, autonomia institucionale etj.
3-Paresori eshte nje instrument i centralizuar per qellime politike e abuzive.
4-Farmaceutika ka nje liste medikamentesh qe rambursohen disa here me te vogel se ne vendet europiane ne numer e vlere.
5-Siguria medikamentoze eshte cenuar nga prejardhja ne shumice e tyre jashte prodhuesve te “origjines se sigurte”, jo me prioritet cilesine por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e nje kontrolli cilesor etj, duke prekur se pari alternativat e para.
6-Mjeket nuk e gjejne vehten ne kete sistem, qe nuk u siguron mjaftueshem nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjine, “arsenalin” farmakologjik, literaturen, te ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.

Kolapsi, qe po "troket ne dere" duhet ndaluar, por kjo kerkon ndryshime thelbesore ne te gjithe sistemin dhe jo “makiazhe”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco