Shpërthen deputeti i LSI: Durrësi është kthyer në makthin e qytetarëve të tij

Shpërthen deputeti i LSI: Durrësi është kthyer në makthin e qytetarëve të tij

09:23, 03/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i LSI-së për Durrësin, Lefter Koka dhe njëkohësisht kreu lokal i LSI-së ka reaguar për situatën e ditëve të fundit në vend, veçanërisht në qytetin bregdetar.

Duke mos folur me emra konkretë, paraardhësi i Vangjush Dakos në postin e kryebashkiakut, shprehet se ‘Durrësi është shndërruar në makthin e qytetarëve të tij’.

 ‘Ne durrsakëve prej vitesh na ofrohet gjithçka e shëmtuar për mrekulli’,- vijon më tej Koka.

Më tej, ai bën thirrje që opozita të zgjohet, të shkundet nga themelet, pasi nesër do të jetë vonë për shqiptarët, që nuk kanë më kohë për të humbur.

 ‘Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e rradhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë. Sot ju duhet të bindni e t’i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm. Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur’,- shkruan Koka.

Reagimi i plotë i Lefter Kokës:

Çfarë kohërash po kalojmë, sa turp për veten dhe bashkëqytetarët tanë!

Zgjidhemi dhe emërohemi për vlera morale, por qëndrojmë ose rikthehemi për handikape dhe hapësira që ligji të jep.

A do të bëhet nesër Shqipëria? A do të tregojnë dhembshuri qoftë për një moment njerëzit fuqiplotë të këtij vendi? A do të kemi sindikata? A do të kemi shoqëri civile? A do të mundet krahu përballë të jetë opozitë? Duket gati mision i pamundur ta besosh.

Durrësi është shndërruar në makthin e qytetarëve të tij. Ne durrsakëve prej vitesh na ofrohet gjithçka e shëmtuar për mrekulli. Ne në Durrës kemi komunitetin rom që e duam, ndajmë përditshmërinë me ta dhe është pjesë vitale e qytetit tonë. Dhe shpesh ju referohemi historive të tyre në bisedat tona. Dhe ndodhi kështu me një nga bashkeqytetarët tanë romë. Kur romi akuzoi gruan se e tradhëtonte, gjyqtari e pyeti a kishte fakte. I habitur romi i pergjigjet se faktet ishin brenda dhe nuk i shihte dot.

Pse çdo çështje në Shqipëri dështon dhe kanë fatin e romit?

Ka ligj që ta krijon këtë mundësi, por ama mbi çdo gjë ka dhe duhet të prevalojë integriteti dhe morali.

Sot ju duhet të ndaloni. Sot ju duhet të kuptoni se nuk do të jeni dot pushtetarë pa qytetarë.

Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e rradhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë. Sot ju duhet të bindni e t’i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm. Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur.

Dhe për ta mbyllur ‘të nderuar’ pushtetarë të së sotmes dhe të së nesërmes, në fund të betejës suaj duket se po bëni çmos të nënshtroni një popull mbase te lodhur e të përhumbur, po kurrë të nënshtruar. Dita s’do të vonojë dhe do të shohim popullin tonë të reagojë me trimëri të pashoq në emër të së drejtës, në emër të shpresës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben03/11/2018 14:14

Durresit po i ngushtohen rruget... Durresit po izhduket gjelberimi... Durresi ne vend te semaforeve po mbushet me rotondo te betonizuara... Durresi ne vend te stolave po improvizon "stola" betoni... Durresi po mbytet nga betoni dhe uleret nga dhimbja. DURRESAK a po shikoni e degjoni...?

Aleks 03/11/2018 12:01

Brravo te qofte shume e vertete.,, qoheni e dilni ne ballë popullit. Se kush e bene kete sotë do qeverise vendin dhe jo kush prete qe do liroje vete rama.. jo ramë kadria po kushë do tjeter nuk do ta liroje karrigen.. plus ato llojë deputetëshe qe jane me diplloma te blera qe nuk kane me shance ne jeten e tyre te bëhen me deputete.... po me qa shikoj po te rrije edhe do vjete edë drama ne pushtetë nuk ka per tja marrë kushe më as pritje por në as nje menyrë....qohuni sa nuke eshtë vonë. Po nukë u qonte legjendari Azem Hajdari dhe doktorri me shumë shokë te tjerë, nukë e leshote ramiz alia pushtein dhe ndoshta do kishm sote ndonje zevendesusë te tije...... ka arrdhe koha qe te dale nje trimë balle shqipëtarve qe ta shporrin këtë qeveri para që te jete vonë...

Shto koment

Denonco