Sondazhi brenda PS/ Real? A po grupohen klanet brenda Socialistëve

Sondazhi brenda PS/ Real? A po grupohen klanet brenda Socialistëve

22:44, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një sondazh i porositur nga PS ka vënë në alarm Edi Ramën.

Kreu i Rilindjes dhe mazhorancës ka marrë lajme të këqija në lidhje me mbështetjen e tij në terren.

Sipas të dhënave të siguruara është mësuar se Rama ka dalë i treti në PS në të preferuarit.

Sondazhi ka nxjerrë të parin Erion Veliajn, më pas Fatmir Xhafajn dhe i treti është Edi Rama.

Ky sondazh ka tmerruar Edi Ramën që ka vendosur për të bërë spastrime brenda PS-së.

Të parin ka goditur Fatmir Xhafajn.

Lëvizjet e Ramës duket se po konfirmojnë atë që flitet nën zë: Që në PS janë bërë dy klane përballë njëri-tjetrit.

Sondazhi mësohet se është kryer nga Eduart Zaloshnja, që njihet për afërsinë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kuotat pozitive tek banorët e Shqipërisë në moshë votimi:

Veliaj 54%, Xhafaj 43%, Rama 42%, Ruçi 42%, Topalli 30%, Berisha 30%, Rahiri 29%, Nishani 27%, Meta 17%, Basha 17%.

Tahiri ka kuotën më të lartë negative nga mazhoranca, 52%.

Basha ka kuotën më të lartë negative nga opozita (63%).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nj qytetar03/11/2018 08:02

Fakt është se "sondazhet" e Zaloshnjes, janë bërë objekt humori në opiniomin publik, pasi shumë rall. ato i përgjigjen realitetit. Fakt është edhe se Zaloshnja është një mbështetës i hapur i organizatës kriminale që ka përçudnuar fjalën "rilindje" Fakt është se nëse bota e krimit vlerësimin më negativ e ka dhënë për liderin e ri të PD, z. Basha (63%), është një tregues se tek ai shohin "armikun" më të madh të tyre pasi Berisha ka deklaruar se nuk do të angazhohet më si lider politik.

Shto koment

Denonco