FOTO/ Komandohet drejtori i DPSHTRR që do të zëvendësojë Arben Isarajn. Emri

FOTO/ Komandohet drejtori i DPSHTRR që do të zëvendësojë Arben Isarajn. Emri

22:19, 02/11/2018
A+ Aa A-

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës ka komanduar Azbi Arapin në krye të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Aktualisht Arapi mban postin e  Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se ky komandim nga ministri Damian Gjiknuri, u bë për të mos kolapsuar punën institucionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

"Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR-ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standardeve më të larta", thuhet në njoftimin e  DPSHTRR.

Arben Isaraj dha dorëheqjen disa ditë më parë, nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas arrestimit të vëllait të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco