Ilir Meta për Visho Ajazin: Nuk e meritonte dekretin tim për ambasador

Ilir Meta për Visho Ajazin: Nuk e meritonte dekretin tim për ambasador

21:14, 02/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka është shprehur se Visho Ajazi nuk e meritonte dekretin për ambasador.

Presidenti Meta është shprehur se dorëheqja e Ajazit ka qenë jo korrekte, sepse ajo i dorëzohet presidentit e jo kryeministrit.

‘Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet presidentit dhe jo kryeministri.

Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë. Unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.

Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të sigurisë kombëtare. Ai nuk e meritonte dekretin tim për ambasador.

Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’, u shpreh Presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco