E bujshme/ Ja çfarë thotë Ilir Meta për Saimir Tahirin

E bujshme/ Ja çfarë thotë Ilir Meta për Saimir Tahirin

20:20, 02/11/2018
A+ Aa A-

Deklaratë e fortë e Presidenti Ilir Meta përballë gazetarit Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net.

I pyetur nga gazetari Peka në lidhje me deklaratat e Saimir Tahirit dhe një koment për të, presidenti Meta tha:

‘Nuk mund ti shmangem të gjithë pyetjeve tuaja.

Por ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën’.

Meta është shprehur se nuk do ta kishte bërë kurrë ministër të Brendshëm një person të tillë.

‘Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.

Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm.

Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar’, u shpreh presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luani03/11/2018 19:23

Keta kerkojne te falur ,kur te vrasin pastaj thone gabuam.

Degjo Ilir03/11/2018 00:14

More Meta, ku i verejtet aftesite dhe e bete minister , pa perdorur fare ofendim por nje majmun more burr; si e moret nga rruga nje tip gomari dhe o burra.. direkt minister nga rruga! ... qe ne fakt , po te vrojtoni pak me kujdes, ka djem jo pak qe jane figura popullore dhe te persosura!Per te riparuar gabimin tuaj, vetem nese e rrasni ne biruce te burgut por ama jo paaaakkkk! jepjani hakun fiks!

Shto koment

Denonco