FOTO/ Meta dënon ashpër vrasjen e gazetarit Saudit: Të hetohet ngjarja, autorët të vihen para drejtësisë

FOTO/ Meta dënon ashpër vrasjen e gazetarit Saudit: Të hetohet ngjarja, autorët të vihen para drejtësisë

19:47, 02/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dënuar ashpër vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, brenda në konsullatën e Arabisë saudite në Turqi.

Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë pritjes për gazetarët dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve”.

Ai ka bërë thirrje për hetim të menjëherëshëm dhe vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjes.

‘Njëkohësisht problemet e gazetarëve janë në të gjithë botën prandaj është edhe kjo Ditë. Me këtë rast dua të dënoj me forcë vrasjen tronditëse të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll duke iu bashkuar thirrjes tuaj si përfaqësues të medias, por edhe të gjithëkomunitetit ndërkombëtar, edhe unë nënvizoj rëndësinëe bëj thirrje që ky rast të kthehet në një shembull për një hetim gjithëpërfshirës, që do të vërë para përgjegjësisëtë gjithë urdhëruesit dhe autorët e tij’, tha Meta.

Ndërkohë kreu i shtetit dënoi ashpër edhe dhunën dhe kërcënimet e bëra ndaj gazetarëve shqiptarë. Ai tha se është koha që gazetarët të merren në mbrojtje..

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco