Ja si po i ‘vret’ Rama bizneset

Ja si po i ‘vret’ Rama bizneset

18:41, 02/11/2018
A+ Aa A-

Që prej ardhjes së Edi Ramës dhe Rilindjes në pushtet me mijëra biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar raportin zyrtar të të dhënave, ku siç shihet që nga 1 janari i vitit 2014-të dhe deri më sot 72.783 biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre.

Mbyllja e bizneseve dhe rritja e numrit të papunësisë vjen për shkak të klimës negative dhe rritjes së taksës. Për kreun e qeverisë bizneset janë armik.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Klime vrastare për bizneset në Shqipëri!

Nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan:

-72873 biznese dhe mbetën pa punë rreth

-120.000 të punësuar.

Lexoni të dhënat e mëposhtme zyrtare që faktojnë klimën vrastare për bizneset në qeverisjen e korruptuar të Kallam Dështakut.

1-Gjatë periudhës janar – tetor 2018 kanë kaluar në status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % më shume sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar (gjatë të cilës kaluan në status pasiv 7.878 biznese).

2-Gjatë muajit tetor 2018 kanë kaluar në status pasiv plot 1.788 biznese, ose 85 % më shumë sesa tetor 2017 (gjatë të cilit kaluan në status pasiv 967 biznese).

3-Gjatë periudhës janar – tetor 2018 kanë kaluar në status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % më shume sesa e njëjta periudhe e vitit të kaluar (gjatë të cilës kaluan në status pasiv 7.878 biznese).

4-Që nga 1 janar 2014 e deri me sot kanë kaluar në status pasiv (kane ulur qepenat) plot 72.873 biznese.

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco