Meta: Dënoj të gjitha rastet e dhunës ndaj gazetarëve

Meta: Dënoj të gjitha rastet e dhunës ndaj gazetarëve

18:20, 02/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një pritje për gazetarët dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara të mbrojtjes së gazetarëve.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit shqiptar ka dënuar të gjitha rastet e dhunës dhe kërcënimet që u janë bërë gazetarëve shqiptarë.

Kreu i shtetit tha se të drejtat e gazetarëve dhe fjala e lirë duhet të dënohen.

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin për të gjithë komunitetin tuaj, për gazetarët dhe gazetaret, për misionin dhe profesionalizmin dhe të drejtën e fjalës së lirë. Liria e medias është një kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarit është cënuar themeli i sistemit demokratik. Një solidaritet dua të shpreh për gazetarët e terrenit. Për ata që raportojnë ngjarjet, faktet në mënyrë të menjëhershme. Apeli im sot është që gazetarët të vijojnë pa u trembur në raportimin e lajmit dhe pa u shantazhuar nga askush. Dua të përsëris thirrjen time edhe më parë të bërë publike, ndaj institucioneve, që të zbardhen sulmet ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në lirinë e shprehjes në vendin tonë. Mosndëshkimi i tyre kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Asnjë gazetari nuk duhet t’i rrezikohet jeta apo t’i rrezikohet vendi i punës për shkak të një lajmi”, tha presidenti Meta.

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco