Vokshi: Rama nxitësi i dhunës ndaj gazetarëve, krimi duhet ndëshkuar

Vokshi: Rama nxitësi i dhunës ndaj gazetarëve, krimi duhet ndëshkuar

16:36, 02/11/2018
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshin, ka ngritur sërish alarmin për mungesën e mbrojtjes së gazetarëve dhe fjalës së lirë në Shqipëri, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se në Shqipëri ai që duhet të mbrojë gazetarët është nxitësi kryesor i dhunës ndaj tyre, duke ju referuar kryeministrit Edi Rama.

Më tej deputetja e PD, shkruan se akoma sot nuk ka asnjë person të dënuar për dhunën dhe kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarëve dhe medias.

Ja postimi i Vokshit:

Sot, është Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve.

Por, Shqipëria sundohet nga Rama, nxitësi zyrtar i dhunës ndaj gazetarëve.

Në regjimin e tij gazetarët janë problemi dhe së fundmi ka urdhëruar edhe ndjekjen e tyre për shpifje.

Në Shqipëri nga 2013-2018, dhjetëra gazetarë janë dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur për shkak të publikimeve të historive për përfshirjen e Kryeministrit, ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë në afera korruptive dhe në lidhje të ngushta me krimin e organizuar.

Vetëm këtë vit u kërcënuan me armë dy gazetarë.

Asnjë i dënuar për plumbat në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala.

Asnjë i arrestuar për pistoletën në kokën e korrespondentit, Julian Shota.

Për gazetarët investigativë; Jetmir Olldashi u dha masë dënimi “detyrim me paraqitje”, ndërsa për Basir Çollakun nisi procedim penal për shpifje se intervistoi nënkomisarin që u kërcënua në prani të Koordinatorit të Bashkëqeverisjes dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS.

Dhjetëra kolegë të tyre u larguan nga Shqipëria dhe kërkuan mbrojtje për jetën në vendet e Bashkimit Europian.

Ende në platformën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarëve nuk ka përgjigje nga qeveria shqiptare për kërcënimin dhe përndjekjen e gazetares Alida Tota pse investigoi humbjen e jetës së të ndjerit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës që menazhohej nga Bashkia Tiranë. Ende nuk ka përgjigje as për dhunimin e dhjetëra gazetarëve të tjerë që u larguan nga Tirana me urdhër policor.

Në detyrën e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Median përsëris thirrjen drejtuar Prokurorisë për të zbardhur rastet e dhunës, kërcënimeve, largimeve nga puna dhe përndjekes së gazetarëve.

Po ashtu hetime të thelluara duhet të kryhen edhe pëe shantazhimin e medias me tatimet dhe blerjen e saj me tendera publikë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të shpërndarë “fake neës-t” e Edi Ramës dhe kryebashkiakëve të tij.

Sot, inkurajoj të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias të rezistojnë.

Falenderoj secilin prej gazetarë profesionalistë, dhe angazhohem të jem krah tyre, në betejën për të mbrojtur Lirinë e Shtypit!

Taulant Halili/ Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco