FOTO/ 'Bëjini share nga njerëzit tonë', Dako jep porositë e fundit

FOTO/ 'Bëjini share nga njerëzit tonë', Dako jep porositë e fundit

15:43, 02/11/2018
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është përgjuar nga shërbimet e huaja dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke folur me drejtuesit e grupit kriminal Avdylaj nga Shijaku.

Prej ditësh opozita e akuzon Dakon si të përfshirë në blerje votash me anë të këtij grupi kriminal, ndërsa kreu i saj Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të PD akuzojnë prokurorinë se nuk e ka arrestuar kryebashkiakun e Durrësit.

Pas këtyre akuzave Dako reagon në faqen e tij në Facebook.

Por duke parë impaktin e dobët të reagimeve të tij, kryebashkiaku ka vendosur të japë porositë stafit të tij të Bashkisë për të shpërndarë statuset që ai bën.

Siç edhe duket në foton e mbërritur në redaksinë e SYRI.net stafi merr porositë për të shpërndarë reagimet e kryebashkiakut të Durrësit që është nën akuzë për lidhjet me grupin Avdyli në Shijak dhe nga përgjimet e bëra publike duket qartasi miqësia mes tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

X02/11/2018 20:51

Gjushi do te largohet por e pengojne dy probleme : 1. Nuk e lejojne te jap doreheqje... 2.Ka frike te jap " " " " " " " " " " " " "... PS. Ne te dyja rastet do dali i humbur !

t02/11/2018 16:16

ky flet me qytetaret perdite per arrestimin e saliut.kurse qytetaret flasin perdite midis tyre a do shpetoje nga burgu gjyshi

Shto koment

Denonco