Tiranë-Durrës me pagesë, ja sa lekë do paguani

Tiranë-Durrës me pagesë, ja sa lekë do paguani

15:22, 02/11/2018
A+ Aa A-

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.

Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë.

Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.

Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.

Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit. /TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rob i zotit02/11/2018 17:23

Me pare te ndertohen rruget alternative pa pagese, pastaj koncesioni .Nuk ka kuptim dhe eshte diskriminuese te besh me pagese rrugen e vetme qe kemi per te dale nga Tirana.

Didi02/11/2018 17:10

Jo jo nuk e jep me se deri tash e kane pas te tjeret dhe e kane lodhur shume

t02/11/2018 16:33

zona tirane durres eshte miratuar si zone urbane ne ndertim dhe mbi te eshte e paligjshme te vendosesh tarifa ne rruge se i bie si ti vendosesh tarife unazes se madhe ne tirane. ne mes te saj do ndertohet edhe DURANA dhe prandaj eshte totalisht e paligjshme pagesa. po nuk u ngrit populli keta do vazhdojne vjedhjen se nuk ka kush ti ndaloje...

Atdhetari 02/11/2018 15:40

Pyte kryeministrit e linden a do ta jepesh me konqesion?

Shto koment

Denonco