Në prag të shirave dhe përmbytjeve, qeveria sakaton fondet e Emergjencave Civile

Në prag të shirave dhe përmbytjeve, qeveria sakaton fondet e Emergjencave Civile

14:16, 02/11/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht se jemi në prag të një sezoni dimëror që shtrihet deri në pranverën e 2019-ës dhe i cili sipas meteorologëve do të shoqërohet me shira të shumtë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një hap absurd dhe sabotues, për sa i përket Emergjencave Civile.

Në një pasqyrim që i ka bërë ndarjes së fondeve për vitin që vjen, Shqiptarja.com shkruan se është i pashpjegueshëm një pakësim fondesh në masën 36.4 për qind në sektorin e Emergjencave Civile, drejtori që mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes, e cila vetë si institucion do ketë një rritje me 6.1 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Është fakt se veçanërisht vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar situata të vështira, si pasojë e përmbytjeve të mëdha nga reshjet.

E njëjta situatë pritet edhe këtë fundvit dhe fillim-vitin e 2019 sipas specialistëve të fushës.

Por kjo nuk është marrë parasysh nga qeveria, e cila si duket se në një situatë të rënduar financiare ka shkurtuar në mënyrë drastike fondet (edhe aq sa ishin, të pamjaftueshme) për Emergjencat Civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Saimiri02/11/2018 15:00

Me ate qe ke vene me krye te emergjencave, i ke keyer tere punet me se miri, as mos e vrit mendjen. Ate lloj dallakauku intrigant, qylaxhi, batakaci, injorant ne te tera aspektet. Ku vemi, askush se di.

Shto koment

Denonco