Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Saimir Tahiri përgjigje “mëk-mëk” për pyetjet mbi vlerën dhe pronësinë e skafit

Saimir Tahiri përgjigje “mëk-mëk” për pyetjet mbi vlerën dhe pronësinë e skafit

22:23, 01/11/2018
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala, pyeti ish-ministrin Saimir Tahiri sonte në lidhje me udhëtimin e tij me jaht nga Mali i Zi drejt Italisë, në maj të 2017-ës.

Lala i kërkoi ish-ministrit Tahiri në studion e emisionit “Opinion” se në pronësi të kujt ishte mjeti lundrues dhe a keni udhëtuar ju nga Mali i Zi drejt Italisë me një mjet që kushton rreth 600 mijë euro.

Saimir Tahiri iu shmang edhe pyetjes tëë gazetares Klodiana Lala, kur ajo e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt ( i arrestuar ne Itali pëer trafik ndëerkombetar droge dhe kushëeri i largëet i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.

“Në momentin që kishte pësuar dëm skafi i Orges Piperit, ju kishit kontaktuar një person tjetër që kishte ardhur bashkë me Moisi Habilaj. Ai e ka marrë këtë skaf dhe e ka çuar në Itali për ta riparuar. Pastaj ka dalë një detaj që ju keni intimiduar dëshmitarin Orges Piperi. A u shqetësuat ju kur Habilaj mori skafin me të cilin ju kishit udhëtuar me familjen dhe e çoi drejt Italisë?”, pyeti Lala, ndërsa Tahiri.

“Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. Gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”, u përgjigj Tahiri.

Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.

Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?

Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.

Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…

Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco