Gazetarja 'i qepet' Tahirit: Hetimet në Itali nuk kufizojnë hetimet në Shqipëri, një dokument i ri ka ardhur nga Bari

Gazetarja 'i qepet' Tahirit: Hetimet në Itali nuk kufizojnë hetimet në Shqipëri, një dokument i ri ka ardhur nga Bari

21:58, 01/11/2018
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Opinion” ka bërë një ndërhyrje përballë ish-ministrit Saimir Tahiri. Ajo e kundërshtoi Tahirin, kur u shpreh se Prokuroria për Krime të Rënda është duke e hetuar për lehtësirat, që ai, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm i kishte krijuar grupit Habilaj.

“Nuk kufizohet hetimi i Prokurorisë vetëm në veprimet e kryera në shtetin Italian. Ne kemi qenë në sallën e gjykatës dhe prokurorët e përjashtuan çështjen e byzylykëve”, tha gazetarja.

Më tej Lala shtoi se prokuroria ka marrë nga Italia së fundit edhe një letër-porosi, pa të cilin e ka të pamundur marrjen e vendimit.

“Para një jave Prokurorisë i ka ardhur letër-porosia nga Bari dhe besoj jeni në dijeni, që do të thotë asnjë prokuror në botë nuk mund ta marrë një vendim pa pritur këtë dokument”, tha Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco