Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Shpërthen Saimir Tahiri: As e dua partinë...

Shpërthen Saimir Tahiri: As e dua partinë...

21:38, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka tentuar të sqarojë pas një viti akuzash, raportin e tij me drejtësinë.

Në një moment, kur gazetari Blendi Fevziu i vuri në dukje faktin që partia e lëshoi, Tahiri iu përgjigj...

“Termi, partia të lëshoi mua as më ngroh dhe as më ftoh. Të them të vërtetën as e dua partinë për të vërtetën time. Ndoshta juve ju duket si batutë e thënë në televizor, por unë do preferoja dënimin, se sa lirimin me kushte. Qoftë dhe kushtet nga partia, ku unë jam angazhuar bashkë me shumë të tjerë. Unë nuk besoj që një drejtësi është e plotë, në rast se ndikohet nga pushteti”, tha Tahiri.

Sonte ai deklaroi edhe arsyen pse ka heshtur në lidhje me akuzat e ngritura kundrejt tij si i përfshirë në trafikun e drogës.

“Kam qenë unë i vetmi që kam heshtur, por që e kanë bërë të gjithë para meje, por ai tha se e ka bërë këtë pasi nuk donte të përfitonte nga pushteti që kishte për shkak të detyrë që ka mbajtur.

Ju e mbani mend se si ka filluar në studion tuaj 1 vit më parë. Po flas për hetimet. Ka filluar më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur, unë kam qenë në mënyrë konstante në vëmendjen e atyre që sa herë të përmendej një punë krimi emri im ishte aty. I vetmi që ka heshtur kam qenë unë, por ka heshtur pasi nuk doja të përfitoja nga pushteti që kisha për shkak të detyrës që kam pasur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco