Berisha: Rama e ka kopjuar ‘Kurbanin’, ja çfarë më kanë thënë

Berisha: Rama e ka kopjuar ‘Kurbanin’, ja çfarë më kanë thënë

21:36, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një piktor të dështuar. Gjatë përballjes me gazetarët në emisionin “Debat” në Channel One, ish-kryeministri ka thënë se e kanë informuar që Rama librin ‘Kurban’ e ka të kopjuar.

Sipas tij ekspertë të stilit dhe të frazës kanë dalë në përfundimin se ‘Kurbani’ i Edi Ramës është i shkruar me stilin e Ardian Klosit, i cili ka qenë një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit.

‘Edhe kurbanin më kanë thënë që e ka të kopjuar. Lexo vetëm pak frazën e Ardian Klosit. Meri të dy librat veri në tavolinë. Nuk kam lexuar asnjërin as tjetrin, por ekspertë të stilit dhe të frazës më thonë se është identik’, tha Berisha.

Taulant Halili/ Syri.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco