Berisha: Edi Rama po e largon Shqipërinë shumë më larg

Berisha: Edi Rama po e largon Shqipërinë shumë më larg

21:09, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Debat’ në Channel One, ka deklaruar edhe njëherë se për shkak të keq qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria po largohet gjithmonë e më shumë nga BE.

Sipas tij çdo ditë kanë dalë dhe do të vijojnë të dalin dosje të cilat tregojnë se si kjo mazhorancë ka punuar për blerjen e votave dhe presionin ndaj votës së lirë të qytetarëve.

‘Nëse e merr në raport me zgjedhjet situata është katastrofave, pasi çdo javë po dalin dhe do dalin dokumente zyrtare ku e gjithë nomeklatura e sotme e pushtetit është e angazhuar në blerjen e votës, në këtë kontekst mund tu kujtoj se bashkia e Gjirokastrës ka 7 bashki dhe Tirana me 1 milionë banorë ka 4 bashki, kjo tregon një ndarja administrative katastrofave.

Shqipëria po ecën me shpejtësi mbrapa dhe po shënon rekorde më të zeza se tjetrin. Me këto që po ndodhin vetëm sapo trashen muret e ndërtuara që kanë bllokuar Shqipërinë për në BE. Kështu që nëse e marrim në këto dy procese madhore kombëtare, për ne nuk mund të ketë proces tjetër tjetër më jetik se integrimi. Këto 6 vite dyert i ka mbyllur dhe po i mbyll Edi rama’, deklaroi Berisha.

Taulant Halili/ Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco