VIDEO/ Ish-ministri i Jashtëm vë në siklet gazetarin grek: Kacifas një faqezi, kush ka armë qëllohet. Emri

VIDEO/ Ish-ministri i Jashtëm vë në siklet gazetarin grek: Kacifas një faqezi, kush ka armë qëllohet. Emri

16:49, 01/11/2018
A+ Aa A-

“Policia shqiptare ka vepruar mirë dhe drejt, në rastin e vrasjes së ekstremistit Konstandin Kacifas”.

Ky pohimi vjen nga Greqia, dhe pikërisht nga ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos. Në një intervistë të fortë për “Sky”-n grek, ai ku ka thënë se “ishte kundër atyre që mbanin armë”.

“Mos harroni se ai kishte armë, a e patë ju? Unë jam kundër këtij faqeziu (τσογλ?νι – emërtim përulës për një të ri me sjellje të keqe). Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziut. Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, këta qëllohen në raste të tilla”, tha Pangalos.

Deklaratat e forta të Pangallos kanë vënë në siklet gazetarët e televizionit. Ata ia mbyllën me shpejtësi intervistën atij dhe mezi e lanë të përfundonte fjalën ish-ministri i Jashtëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco