Xhafaj flet për herë të parë publikisht pas dorëheqjes

Xhafaj flet për herë të parë publikisht pas dorëheqjes

13:24, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ka hyrë si çdo deputet tjetër sot në Kuvend, ish-ministrit i Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të ndjekur seancën e javës në orën 10:00. Xhafaj ka shkuar pas kolegëve të tij në PS dhe është ulur nga fundi i sallës ku ka votuar të gjitha projektligjet e paraqitura në rendin e ditës.

Në dalje, gazetarët i janë drejtuar me shpejtësi, për të marrë një reagim të parë nga ish-ministri, që nuk u prononcua me zë, por dha vetëm një deklaratë me shkrim në Fb për largimin e tij të beftë nga posti në fillim të kësaj jave.

Xhafaj ua ka prerë shkurt, gazetarëve: “Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera.”

“Nuk kemi kuptuar asgjë”, i tha njëri prej gazetarëve, duke pritur një shpjegim për shkaqet e dorëheqjes apo shkarkimit të ministrit.

 “Ah, nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë” – ka reaguar  Xhafaj me nënqeshje dhe ka nxituar të largohet me makinën e tij pa dhënë sërish asnjë arsye pse Rama e shkarkoi nga detyra me nxitim dhe me po aq nxitim, njoftoi zëvendësimin e tij nga Sandër Lleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz01/11/2018 14:54

A do veproje ligji anti mafia edhe per fatzi xhafen hetuesin e kohes se enver dylberit, njesoj siç vepron edhe per te tjeret qe e kan vene pasurine me afera kriminale, qe kan bere ata vet ose te afermit e tyre? Ne rastin konkret i vellai trafikant droge agron geron xhafaj. Nje sahat e me pare ti vihen nen sekuestro te gjitha pronat e kesaj familje mafioze.

Shto koment

Denonco