DOKUMENTI italian/ Ja pse Saimir Tahiri nuk është i pafajshëm

DOKUMENTI italian/ Ja pse Saimir Tahiri nuk është i pafajshëm

12:34, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nën hetim për trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj dhe nën hetim për korrupsion të zyrtartëve të nivelit të lartë, sot i mashtroi live shqiptarët.

Tahiri sot bëri publik një dokument të Prokurorisë së Katanisas (fotot më poshtë) në të cilin thuhej se ndaj tij ishin pushuar hetimet në Itali.

Ky fakt është i vërtetë që Prokuroria e Katanis ka pushuar hetimet për Tahirin, por ish-ministri i Brendshëm nuk sqaroi faktin se pse është pushuar hetimi ndaj tij.

Tahirit sot nuk sqaroi se hetimi ndaj tij është pushuar pasi Prokuroria e Antimafias Italiane nuk ka gjetur një vepër penale që ish-ministrit ta ketë kryer në Itali e për këtë shkak ndaj tij nuk mund të merrej asnjë masë.

Por në dokumentin e bërë publik nga Saimir Tahirit shprehet qartësisht se Moisi Habilaj fliste në telefon dhe me anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, pikërisht për kushëririn e tij, ministër të Brendshëm.

Ja çfarë shkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Katanias:

'Në lidhje me pozicionin e Saimir Tahirit, ndërmjet të gjithave duhet saktësuar fakti se në bisedat e përgjuara në të cilat të hetuarit e tjerë flisnin në mënyrë të qartë për të njëjtin person të hetuar, Tahirin, ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe kushëri i Moisi Habilajt'.

 

Image

Ndërsa më poshtë në të njëjtin dokument të Prokurorisë së Katanias, vërtetohet i gjithë fakti se Moisi Habilaj ka blerë byzylykë për bashkëshorten dhe nënën e Saimir Tahirit.

Gjithashtu konfirmohet edhe fakti se Habilaj i ka dhënë Tahirit të paktën 30 mijë euro.

Ja çfarë shkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Katanias:

‘Në bisedat e para të regjistruara brenda makinës së Moisi Habilajt mes këtij të fundit dhe Sabaudin Çelaj të datës 16 dhjetor 2013 dhe me këtë rast ai thotë se kishte blerë byzylykë për bashkëshorten dhe nënën e Saimir (biseda me numër protokolli 558 në orën 12:05) dhe pak më vonë (me numër protokolli 559 në orën 12:15) ata të dy komentojnë për çmimin e byzylykëve dhe konfirmon se do ti japë 30 mijë euro Saimirit'.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vari qillon02/11/2018 07:02

Ksaj i thone "qe baba duret sjom tu tprek" nderkoh i shkreti(mileti) e kishte honger sakrahu

Daj Jaku02/11/2018 06:08

Ky brrac i vocërr nga shtati, kur prindërit e tij farmacistë arrestoheshin për kontrabandë ilaçesh, bëri namin duke degjeneruar policinë, prokurorinë e gjykatën. Po ky brrac me kryetarin tij zullap arrestonin në masë njerëz të pafajshëm (deri në induktim vetvrasje) për 300 lek energji elektrike. Një ministër që gënjen vetëm një herë publikisht dënohet automatikisht, ky brrac kryekriminel, gënjen sistematikisht sa herë hap gojën. U "harruan" rastet e patentave dhe 860.000 € të "Orest Sotës" që do blenin "hekur" apo prokurorë e gjykatësa për mbylljen e halesë që qelbi tërë Europën. Brraci ka gënjyer publikisht që nuk posedonte as skaf e as patentë skafi. Vetëm rasti i aparaturës përgjuese jashtë ligjit mjafton për ta mbyllur disa vjet pas hekurave. Vetëm rasti i Zaganit mjafton për ta mbyllur përjetë prapa hekurave, agjenti i antidrogës arrestohet sepse denoncon mafjen e drogës me në krye gjeneral ministrin dhe shef shtabi kryeministrin. Ky fenomen gjigand u vërtetua botërisht, ashiqare thuhet në legjislacionin turk, pra pa nevojën për prova, mbi 200.000 hektarë të mbjellë me kanabis, plus laboratorët e heroinës dhe "bananet" e Kolumbisë, të gjitha në kohën e rilindjes. E gjithë kupola e policisë nga Tepelena (vetëm dy nga Kurvaleshi), kupola e mafies në pushtet. Ky brrac që bën jetë miljarderi me rrogë shteti, që nuk mjafton me ble as edhe një veturë të vockël kineze. Rracë e poshtër mafioze e pastër 24 karat. Rracë komunistësh, shokë e bij të Enver Nexhmijes dhe Kristaq Anetës. Na e kthyen në halè Shqipërinë e kanuneve.

Dikushi01/11/2018 14:05

U kap nje hajdut qe po vidhte nje shtepi ne nje cep te Tiranes. Kur po merrej ne pyetje nga prokuroret deklaroi: Pse me arrestoni, une nuk kam vjedhur ne Itali?

dikushi01/11/2018 14:01

Edhe drejtësia zvicerane që i dha të drejtë oficerit të antimafies shqiptare Zagani, duke ja pranuar kërkesën për azil politik, nuk ka dalë me ndonjë akuzë direkte ndaj ministrit të mbrendshëm shqiptar, por kjo nuk do të thotë se Tahiri ka dalë i larë e i pafajshëm në këtë histori. Indirek duke miratuar azilin për Zaganin, drejtësia zvicerane ka pohuar fajësinë e tij. Drejtësia itaiane përderisa ka ndëshkuar grupin mafioz të Habilajve, indirekt ka fajësuar edhe Tahirin që dihet se ka lidhje farefisnore por edhe që është vërtetuar me fakte që me "audin" e tij, kushërijtë kanë lëvizur për trafik jashtë kufijve.

Askushi01/11/2018 13:02

Pa i hyre perkhimit te dokumentit italian, ka dy gjera qe nuk shkojne tek deklarata e sotme e ish-ministrit. Se pari kerkesa per hetime qe i paskesh derguar Prokurorise Antimafia ne Itali eshte nje bllof absolut, pasi prokuroria nuk e heton personin me deshiren e tij, por sepse ka disa indicie qe te cojne tek ai person. Se dyti, Prokuroria italiane eshte shprehur mer pushim te hetimeve, gje qe do te thote se nuk ka arritur te provoje gje nga indiciet qe ka patur, pra nuk doli i pafajshem, por nuk u provua fajesia dhe ka nje ndryshim te madh. Tani do doja te beja nje pyetje, cfare race eshte dhe sa kushton kali ne pronesi te ish-ministrit?

Shto koment

Denonco