Probleme kushtetuese ... arsye pse nuk është dekretuar Lleshi

Probleme kushtetuese ... arsye pse nuk është dekretuar Lleshi

11:12, 01/11/2018
A+ Aa A-

Prej ditësh emri i Sandër Lleshit vazhdon të jetë në tryezën e presidentit Ilir Meta, si propozim i Edi Ramës për ministër të Brendshëm.

Por dekretimi nga presidenti Meta ende nuk ka ardhur.

Arsyet ende nuk dihen, por kreu i PDK-së Nard Ndoka është shprehur se janë gjetur probleme kushtetuese në lidhje me Lleshin.

 ‘Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion….

Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha” – tha Ndoka.

Nga Presidenca nuk ka një qëndrim se përse ai nuk po e firmos dekretimin ministrit të ri derisa ai është brenda afatit që i njeh Kushtetuta.

Nëse presidenti nuk bie dakord me emrin e propozuar, ai mund t’i kërkojë kryeministrit që ta ndryshojë propozimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp01/11/2018 12:57

Ish zv/Ministri i Mbrojtjes i pas 2013(D.H) qe vendoste barriera betoni neper aerodrome qe "kaçatorret"(ata fluturaket e mushkonjave)mos te uleshin te benin transport kanabisi dhe ish/Ministri i Drejtesise i LSI (Y.M) qe kerkonte perfshirjen e ushtrise ne çkanibizimin e vendit, ndoshta mund te dine me shume .Por edhe sherbimet sekrete te vendit dhe ato te partnereve dine shume.Ndaj mos u rrekni t'na mbushni mendjen se cila kurve eshte me e ndershme.

Fredi01/11/2018 11:42

Po si mund te jete Lleshi Minister i brendshem.Ai paska punuar 5 vjet me kete qeveri.Se di ai cfare jane bwre mw kriminelet.Ku ishte ky keahilltare qe su ndie per asgje?Pra ku eshte dakort me krimin.Paataj kryeministri ne kete post njeri te korruptuar do vej qe te bej ligjin.Na paska mbaruar ne Gjermani.E ca pastaj???Ai eshte bashkfajtor i qeverise .Nuk ka hapur gojen per sh skandale te kesaj qeveriesi keshilltare.Heshtja eshte Aprovim.Shpresoi qe Ptesidenti mos ta firmose

Shto koment

Denonco