Avokati i ri i Shtetit, lidhja me deputeten e PS dhe ‘Sorosin’

Avokati i ri i Shtetit, lidhja me deputeten e PS dhe ‘Sorosin’

12:44, 31/10/2018
A+ Aa A-

Artur Metani është emëruar nga kryeministri Edi Rama, si Avokati i ri i Shtetit, pas dorëheqjes së Alma Hickës.

Metani është vëllai i ish-ministres të Zhvillimit Urban dhe deputetes, Eglantina Gjermeni.

Nga shkurti i vitit 1999 deri në mars 2002, Metani ka punuar si koordinator ligjor pranë ‘Fondacionit të Shoqërisë së Hapur’, të George Soros-it në Shqipëri.

Po ashtu ai ka punuar si këshilltar i Presidentit Alfred Moisiu në vitet 2001-2012, më pas i Bamir Topit për drejtësinë.

Ndërsa së fundmi është bërë këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Departamentit të Legjislacionit dhe Anti-Korrupsionit në Kryeministri.

Metani u emërua nga Rama si Avokat i Shtetit, me propozim të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Rama, reagoi më herët për largimin e avokates Alma Hicka duke thënë se nuk është e vërtetë që e ka shkarkuar, por që ajo u largua për arsye personale.

‘Kazanët po ziejnë një broçkull për ‘shkarkimin’ e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses’, janë fjalët e Ramës.

Avokatin e ri të Shtetit, kryeministri nuk e përmendi në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni01/11/2018 08:45

Duhet dhe urojme qe shumshpejt te vije koha qe te dale e jasht ligjeshme qdo loj organizate 1e ka lidhj me sorosin, per fat tekeq tek ne eshte bere arterje sa ne shtet po ashtu edhe ne bashkit e rretheve. Po nuk ra ky shtet ikorruptuar nuk mundet te shduket kjo mortaj tek ne.

Artan31/10/2018 15:58

Jo ky vuri Artur Metanin sepse e don per ceshtjet e pronave ne Strasburg. Coi gjyqtar Darian Pavlin e Sorosit, tani ve ne krye te Avokatures se Shtetit Artur Metanin, pra Rama fiton si gjithmone. Artur Metani i sherbeu Rames sepse ishte ne komision per perzgjedhjen e gjyqtarit ne Srasburg. Rama e shperbleu por dhe do ta perdori.

Emri31/10/2018 15:57

Artur Metani - nje pusht sorosian

t31/10/2018 13:09

Kazsni Pamfleti ja nxorri bojen kesak "avokate"te shkelqyer qr kidhte abuzuat me parate e shtetit si i kishte dashur qejfi.vetem plehra,hajdute ,te korruptuar mban ne intitucione ky superplehre,mjafton vetem ti bejne amin atij

lomi31/10/2018 13:05

Ka vendosur doren e tij! Alma ngriti krye dhe iku. Ky eshte vemje e bute! I njeh rregullat e lojes se mafias!

Shto koment

Denonco