Salianji: Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!

Salianji: Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!

10:40, 27/10/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në facebook me anë të një statusi në lidhje me “dorëheqjen” e Fatmir Xhafajt.

Ai është shprehur se Xhafaj ishte i përdoruri i radhës nga Rama dhe i hedhuri i fundit.

Reagimi i plote i Ervin Salianjit:

Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!

Rama i përdor për të mbështetur krimin dhe bandat, për të blerë dhe intimiduar votuesit, i përdor deri ne fund për të prodhuar para dhe pushtet politik dhe pastaj zgjedh shërbëtorë edhe më të përulur!

Pas skandalit XhafajGate të denoncuar nga PD, Rama u përpoq të mbulonte çdo përfshirje të pushtetit në krim, duke u përfshirë edhe më shumë në krim, ndërsa Ministria e Brendshme dhe prokuroria me urdhër të Ramës manipulonte dosjen e hetimit për të shpetuar pushtetin e Ramës dhe për të burgosur gazetarin.

Të vërtetën nuk e mbulojnë as paratë, as pushteti dhe as forca e krimit.
Sot Është edhe më e qartë që Shqipëria vuan pasojat e një sistemi të ngritur nga Rama dhe të përdorur prej Ramës.

Shqiperia sot është e ndarë në parcela për banditët, burimet natyrore, pasuritë, kapitali njerezor, administrata publike janë të gjitha në shërbim të bandave dhe banditëve që janë krijuar dhe i shërbejnë Ram?s.

Beteja e opozitës me krimin, në 5 vite ka rrëzuar shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, ka burgosur shumë banditë por sistemi i Ramës prodhon dhe do prodhojë shërbëtorë të tjerë të krimit dhe bandave.

Beteja me krimin është beteja me vetë Ramën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco