Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Shkarkimi i Xhafajt, Paloka: Arritje e PD, tani radha e Ballës dhe ‘Xhuxhit’

Shkarkimi i Xhafajt, Paloka: Arritje e PD, tani radha e Ballës dhe ‘Xhuxhit’

10:36, 27/10/2018
A+ Aa A-

‘Largimi i Xhafajt është arritje e përpjekjeve të pandërprera të PD,’ thotë deputeti demokrat Edi Paloka.

Sipas tij, largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm është ishte hap i domosdoshëm për luftën ndaj krimit.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan se “tani radhën e kanë Taulant Balla, Vangjush Dako e Saimir Tahiri”.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit.

Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin.

Tani është radha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge.

Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besmiri27/10/2018 17:43

Rradha eshte e jotja dhe e kreit te partise tende ...kryekrimineleve te vendit..

Albano27/10/2018 17:31

Gezo se shpetuat tani! Iku xhafaj, ska kush ju tregon vendin qe ju takon!

Shto koment

Denonco