Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zëvendësimi i Xhafajt, pse Rama fshehu datën në dokumentin e publikuar

Zëvendësimi i Xhafajt, pse Rama fshehu datën në dokumentin e publikuar

10:13, 27/10/2018
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm Edi Rama ka lajmëruar me anë të një postimi në Twitter emërimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, dhe njoftoi se Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen.

Kur kanë kaluar disa orë nga ky njoftim, Fatmir Xhafaj akoma nuk është prononcuar apo nuk ka dalë ndonjë dokument ku të vërtetojë se ai ka dhënë dorëheqjen dhe arsyet e saj siç e parashikon protokolli shtetëror.

Në shkresën që Kyeministri Rama i dërgon Presidentit të Republikës për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm është kujdesur të fshehë datën.

Dokumenti i publikuar nga vetë Kryeministri tregon se propozohet Sandër Lleshi në krye të Minsitrisë së Brendshme, por data e këtij propozimi nuk është bërë publike nga Kryeminsitri, kjo hedh dyshime se vendimi i Ramës për të zëvendësuar Xhafajn me Lleshin ka qenë prej kohësh mbi tryezën e Kryeminsitrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco