Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Balliu: Bandat e larguara kërcënojnë bandat në qeveri, Xhafaj u largua që të heshtë Saimiri

Balliu: Bandat e larguara kërcënojnë bandat në qeveri, Xhafaj u largua që të heshtë Saimiri

09:46, 27/10/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD Klevis Balliu e ka konsideruar largimin nga posti të Fatmir Xhafaj si një tjetër betejë të fituar nga demokratët. Nga ana tjetër, ai ka parë përtej asaj që nga kreu i qeverisë u trumbetua si "dorëheqje": "Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri. Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?!" ngre pikëpyetjen Balliu.

 Mesazhi i plotë:

DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS SHËNON FILLIMIN E FUNDIT TË RILINDJES

Ikën Ministri i dytë i Brendshëm i Rilindjes pas denoncimeve të PD.
Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës dorëzohet dhe largohet nga detyra e ministrit. E gjithë kupola e PS është në krye të krimit dhe udhëhiqet nga bandat. 
Sot është një tjetër betejë e fituar nga demokratët,  lufta do edhe më shumë punë, por ne nuk do të ndalemi. 
Rastësi apo çfarë ishte ky largim pikërisht në ditën kur Saimir Tahiri kishte lajmëruar të fliste për kundërshtarët e tij të Rilindjes, por tashmë është tërhequr nga ky komunikim publik. 
Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri. 
Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?! 
Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit? Sot detyra jonë është të shporrim bandat e Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco