Largimi i Xhafës, Basha: Vetëm fillimi i rënies së Edi Ramës

Largimi i Xhafës, Basha: Vetëm fillimi i rënies së Edi Ramës

09:39, 27/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka reaguar pas largimit nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Basha deklaron se ky është vetëm fillimi I rënies së Edi Ramës.
 
Ja reagimi i plotë i liderit të opozitës Lulzim Basha

"Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi.

Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco